Termat e referencës: Ekspert lokal

 

  1. Informata

Save the Children është organizata kryesore botërore e pavarur për fëmijët. Ne punojmë në rreth 120 vende për të frymëzuar përparime në atë se si bota i trajton fëmijët dhe për të arritur ndryshime të menjëhershme dhe të qëndrueshme në jetën e tyre.

Save the Children International në Kosovë punon me anë të ndërhyrjeve direkte dhe krijimit të praktikave të mira; ngritjes së kapaciteteve të shoqërisë civile dhe bartësve të detyrave lokale për t’iu përgjigjur nevojave të fëmijëve. Ne gjithashtu avokojmë për legjislacion dhe politika që përfshijnë praktika gjithëpërfshirëse dhe që i kanë mekanizmat e duhur financiar për t’i mbështetur reagimet sistematike dhe në këtë mënyrë për të arritur ndryshime afatgjata pozitive për të gjithë fëmijët.

Përmes projektit “Fuqizimi i ofrimit të shërbimeve sociale për grupet më të cënueshme në Kosovë, në përgjigje ndaj COVID-19” mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Save the Children International në Kosovë synon të kontribuojë në një transformim efektiv të sistemit të shërbimeve sociale në Kosovë për të përmirësuar cilësinë dhe disponueshmërinë e shërbimeve lokale sociale dhe të bazuara në komunitet për fëmijët dhe personat e cenueshëm që jetojnë në rrezikun shoqëror.

  1. Fushëveprimi i detyrës

Save the Children International në Kosovë është duke kërkuar një ekspert konsulent lokal / trajner të certifikuar, me përvojë profesionale në ngritjen e kapaciteteve profesionale për të ofruar Trajnimin e Trajnerëve bazuar në Modulin nga Instituti i Kosovës për Administratë Publike – IKAP lidhur me Shkathtësitë e Trajnimit për Trajner për aplikantët e përzgjedhur nga KPSHSF. Për më tepër, eksperti / trajneri i angazhuar pritet të:

  • Analizon problemet ekzistuese dhe sfidat në sistemin e shërbimeve sociale dhe familjare të ofruara në Kosovë, duke përfshirë nivelet qendrore dhe lokale.
  • Zhvillon materialet e trajnimit, modulin për pjesëmarrësit në konsultim me stafin përgjegjës të IKAP, KPSHSF, Save the Children.
  • Përgatitë materialet e nevojshme për trajnim (përfshirë, agjendën para dhe pas pyetësorët e trajnimit) në konsultim me IKAP, KPSHSF dhe Save the Children.
  • Udhëheq Trajnimin për Trajner, prezanton dhe shtjellon tematikën përkatëse “Shkathtësitë e Trajnimit”.
  • Ofroj njohuri për metodat dhe teknikat e trajnimit, menaxhimit të trajnimit. Implementimin dhe hartimin e testeve vlerësuese për trajnim.
  • Përpilon një raport përshkrues për ecurinë e trajnimit, duke përfshirë objektivat, realizimin e punës, të gjeturat nga pyetësorët e administruar.
  • Jep konsulta në lidhje me të gjitha dokumentet ekzistuese, studimet, raportet, koncept dokumentet paraprake në fushën relevante, të ofruara nga Departamenti i Politikave Sociale dhe Familjes.
  • Jep konsulta në lidhje me përvojën rajonale të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe praktikat më të mira të rajonit në fushën e shërbimeve sociale.
  1. Rezultatet e pritshme

Puna e kërkuar e kësaj konsulence do të përfshijë zhvillimin e Trajnimit për Trajner si dhe trajnoj përfaqësuesit e përzgjedhur nga KPSHSF:

  • Është finalizuar pako e Trajnimit për Trajner të modulit për Shkathtësitë e Trajnimit (bazuar në metodologjinë dhe qasjen nga IKAP);
  • Ngritjen e kapaciteteve të përfaqësuesve të KPSHSF në shkathtësitë e trajnimit; Realizimi i dy punëtorive dy ditore me pjesëmarrësite e përzgjedhur nga KPSHSF;
  • Vlerësimi dhe përgatitja e procesit të certifikimit të pjesëmarrësve, bazuar në rezultatet e dala nga pjesëmarrja në Trajnimin për Trajner.
  1. Kohëzgjatja e konsulencës dhe afati kohor

Eksperti / Trajneri do të angazhohet për një periudhë maksimale deri në 8 ditë pune , mes 15 Gusht dhe 15 Shtator 2021. Të gjitha përgatitjet paraprake, analizat e të dhënave, takimet me përfaqësuesit e DPSF-së, KPSHSF; Save the Children dhe palët e tjera, si dhe konsultimet përfundimtare për produktin që duhet të dorëzohet, duhet të përfundojnë brenda afatit të caktuar.

  1. Kualifikimet e nevojshme

Eksperti / Trajneri duhet t’i ketë kualifikimet e mëposhtme:

  • Diplomë universitare në Shkenca Sociale / Adminstratë Publike (me prapavijë në punë për shërbime sociale, politika familjare, punë sociale, psikologji, sociologji, politika publike, qeverisje lokale / qendrore, të drejtat e njeriut etj., do të konsiderohet një avantazh). Diploma Master në Fushën Sociale apo Administratë do të ishte aset;
  • Certifikatë për ofrimin e Trajnimit për Trajner bazuar në metodologjinë e përshkruar në këtë TOR;
  • Përvojë e dëshmuar në draftimin e programeve Trajnuese dhe Trajnimeve për Trajener;
  • Përvojë e dëshmuar në ofrimin e trajnimeve për audienca me prapavjië të ndryshme;
  • Përvojë e dëshmuar në hulumtim dhe/apo ofrim të shërbimeve sociale dhe familjare;
  • Aftësi për të prodhuar rezultate me cilësi të lartë me kohë;
  • Zotërim të shkëlqyeshëm të gjuhës angleze dhe shqipe (gjuhën e shkruar / e folur). Njohja e gjuhës serbe do të konsiderohej aset;
  • Shkathtësi analitike për të kuptuar dhe shpjeguar ide dhe probleme të komplikuara në një gjihë të thjeshtë dhe të kuptueshme;
  • Aftësi për të bërë prezantime vizuale të të dhënave (duke përfshirë tabela dhe grafikone të ngjashëm) për qëllime kuptueshmërie;
  • Aftësi për të prodhuar raporte të shkruara mirë, të lehta për lexuesit, duke demonstruar aftësi të shkëlqyera analitike dhe të komunikimit.
  1. Politika e Save the Children për Mbrojtjen e Fëmijëve:

Si kusht për të hyrë në një marrëveshje konsulence, eksperti duhet të nënshkruajë Politikën e Save the Children International për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të respektojë qëllimet dhe kushtet e saj.

  1. Aplikimi

Ju lutemi dërgoni aplikacionin tuaj me e-mail tek [email protected] me titullin: “EU SS – GC”.

Aplikacioni juaj duhet të përfshijë:

  • Curriculum Vitae (CV);
  • Një letër motivimi me një maksimum prej dy faqeve që përshkruajnë interesin tuaj për të kryer punën siç përshkruhet në këtë TOR;
  • Shembuj të punës së mëparshme me pjesëmarrje të ngjashme;
  • Oferta financiare në shumën bruto EUR (para çdo zbritjeje ligjore) për kryerjen e punës sipas ditëve dhe planit dinamik.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit tuaj: 09 Gusht 2021, ora 16:00.

  1. Kriteret përzgjedhëse

Aplikimet do të vlerësohen duke u bazur në kriteret vlerësuese të përshkruara më poshtë: