KOMUNIKATË PËR MEDIA

Save the Children në Kosovë me mbështetje të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë lansuan tridhjetë nën-grante për ofrimin e shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme

Prishtinë, 18 Gusht 2021: Organizata Save the Children me mbështetje të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, njoftuan sot për ndarjën e nën granteve  për tridhjetë organizata vendore, të licencuara  në ofrimin e shërbimeve sociale për grupet më të ndjeshme në Kosovë.

Ndarja e  nën-granteve për ofrimin e shërbimeve sociale është mundësuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i ofrimit të shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme në Kosovë si përgjigje ndaj Covid-19”, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Save the Children në Kosovë, me mbështetjen e Save the Children në Suedi.

30 organizatat e mbështetura në raundin e parë do të ofrojnë shërbime direkte sociale për vajzat, djemt, gratë dhe burrat të cilët jane ne gjendje te  të vështirë sociale . Këto organizata njëkohësisht do të punojnë ngushtë me institucionet lokale, palët e tjera të interesit dhe Qendrat për Punë Sociale për mbështetje sociale për grupet më të cënueshme. Nga kjo mbështetje do përfitojnë më shumë se 3500 përfitues, ndër ta fëmijë me aftësi të kufizuara, fëmijë të tjerë që jetojnë në situata të cenueshme, kujdestarë/anëtarë të familjeve të tyre, të rriturit në nëvojë, të moshuarit, viktima të dhunës dhe ofrues të shërbimeve nga 24 komuna të Kosovës. Mbështetja e nën-granteve arrinë vlerën prej rreth 1.8 milion Euro.

Nga 30 organizatat e mbështetura në këtë raund, 10 nga to janë të përcaktuara në ofrimin e shërbimeve rezidenciale me bazë në komunitet dhe të qëndrimit ditor; 6 nga to janë përcaktuar në ofrimin e shërbimeve familjare me bazë në shtëpi për fëmijë dhe të rritur në nevojë dhe 14 janë përcaktuar në ofrimin e shërbimeve për viktimat e dhunës ndaj grave dhe/apo fëmijëve në familje dhe trafikimit.

Në lansimin e nën-granteve të pranishëm ishin edhe Z. Ahmet Kryeziu – Drejtor Vendor i Save the Children në Kosovë ku ndër tjerash theksoi rolin e zyrës së Save the Children në Kosovë drejt përmirësimit të mirëqenies sociale për grupet më të cenuara në vend.“Përmes këtij projekti, ne jemi zotuar bashkarisht që të fuqizojmë kapacitetet e organizatave jo-qeveritare lokale në përmirësimin e cilësisë, disponueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së shërbimeve sociale lokale dhe atyre me bazë në komunitet”.

 

I pranishëm në ngjarjen e lansimit të nën-granteve ishte edhe Z. Tomáš Szunyog – Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësues i Posaçëm, i cili theksoi rëndësinë e finalizimit të Ligjit për Shërbimet Sociale dhe Familjare në mënyrë të sigurimit të qëndrueshmërisë së shërbimeve sociale. “Është e rëndësishme që institucionet e Kosovës të finalizojnë Ligjin e ri të Shërbimeve Sociale dhe Familjare, i cili do mundësoj qëndrueshmërinë e ofrimit të shërbimeve sociale, duke dedikuar fonde të nevojshme si dhe të qartësoj kompetencat ndërmjet nivelit qendror dhe komunal. Kjo do t’u mundësoj gjithashtu institucioneve publike si Qendrat për Punë Sociale  në zgjerimin e shërbimeve sociale për grupet e cenueshme dhe gjithashtu OJQ-të e licensuara do kenë mundësi të specializohen në ofrimin e shërbimeve dhe të ngrisin  kapacitetet e tyre ”.

Në anën tjetër Z. Ilir Kapiti – Zëvendësministër i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve ndër tjerash u shpreh Gjatë vitit 2020-2021 ofrimi i shërbimeve sociale dhe familjare nga ofruesit publik dhe joqeveritar ishte i shoqëruar me vështirësi krahasuar me vitet paraprake. Sidoqoftë Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve përmes Departamentit të Politikave Sociale dhe Familjare është duke vazhduar procesin e licensimit të OJQ-ve në ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare, ku deri më tani janë licensuar 50-të OJQ”.

Më shumë informata rreth projektit dhe aktiviteteve / shërbimeve të cilat do ofrohen nga organizatat fituese të granteve mund të gjinden në sherbimetsociale.org – faqja zyrtare e cila u lansua në këtë ngjarje.

 

Për më shumë informata, ju lutem kontaktoni:

Liridona Osmanaj

Koordinatore per Avokim dhe Fushata

Telefon: +383 (0) 45 110 905

[email protected]